Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren pasi e mashtroi fillimisht me karamele dhe para, vihet në pranga 60-vjeçari në Maliq

Prindërit e 12-vjeçare kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar se si ndodhi ngjarja.

18 Qershor 2025, 10:13 Nga r.ll
Ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren pasi e mashtroi fillimisht me karamele
foto ilustruese

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës. Një 60-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, të cilën e ka afruar fillimisht duke e gënjyer me para. Më pas e ka prekur në vende intime, por fatmirëisht e mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60-vjeçarin. 

Prindërit e 12-vjeçare kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar se si ndodhi ngjarja. Më pas u bë i mundur arrestimi i menjëhershëm i 60-vjeçarit. 

Sipas raportimeve për dëshmitë e dhëna në komisariat, e mitura kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka zënë rrugën. Ai ka nisur ta prekë në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndonëse vajza është përpjekur disa herë të largohet. Pasi i ka dhënë disa karamele dhe i ka thënë se do ti jepte lekë, vajza ka arritur t’i largohet duke e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj, e cila më pas iu drejtua komisariatit. 

policia ne maliq

Sondazh

Poll