Aktualitet

Më 11 maj vëzhguesit e PD konstatuan parregullsi, nis sot procesi i rinumërimit të votave për 1282 kuti votimi në qarkun e Tiranës

Pas Tiranës do të nisë rinumërimi i votave për qarkun e Fierit dhe Durrësit.

18 Qershor 2025, 08:10 Nga r.ll
Më 11 maj vëzhguesit e PD konstatuan parregullsi, nis sot procesi i
foto ilustruese

TIRANË- Procesi i rinumërimit të votave do të nisë sot për 1282 qendrat e votimit të qarkut të Tiranës. Rinumërimi erdhi pasi gjatë procesit të verifikimit vëzhguesit e PD konstatuan disa parregullsi. Pas Tiranës do të nisë rinumërimi i votave për qarkun e Fierit dhe Durrësit. Në total do te rinumërohen 2323 kuti votimi nga zgjedhjet e 11 Majit.

Ndërkohë një ditë më parë u përfundua verifikimi i 94 kutive të Peqinit dhe Gramshit ndërsa procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion Partisë Demokratike-ASHM.

Këta të fundit pritet të bëjnë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kanë do të duhet t'i paraqesin në seancën e radhës së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Sipas informacioneve paraprake nga rinumërimi rezultuan 15 fletë votimi me një vulë dhe jo me dy, siç e parashikon rregullorja e KQZ-së. 

rinumerimi i votave ne tirane

Sondazh

Poll