Aktualitet

Shiste drogë në tabakino, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje, sekuestrohen doza kokaine (EMRI)

I arrestuari mësohet se shiste drogë në tabakinon që kishte në pronësi në lagjen “Skënder Libohova.

18 Qershor 2025, 10:15 Nga N.F
Shiste drogë në tabakino, arrestohet 43-vjeçari në
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje. I arrestuari mësohet se shiste drogë në tabakinon që kishte në pronësi në lagjen “Skënder Libohova.

43-vjeçari i vënë në pranga është identifikuar si Erion Ferati. Policia bën me dije se në momentin e arrestimit Feratit i janë gjetur edhe sasi kokaine të ndara në doza.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

erion ferati

Sondazh

Poll