Bota

Mediat e huaja: Trump po shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin për të sulmuar centralet bërthamore të Iranit 

Kjo media shkruan gjithashtu se se kjo pritej të diskutohej në takimin e sotëm në Dhomën e Situatave, duke shtuar se nuk ka një marrëveshje të plotë midis këshilltarëve më të ngushtë të Trump.

17 Qershor 2025, 22:45 Nga M.B
Mediat e huaja: Trump po shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin
Donald Trump

SHBA- Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin për të goditur lokacionet bërthamore iraniane, përfshirë Fordow-n.

Këto media shkruan gjithashtu se se kjo pritej të diskutohej në takimin e sotëm në Dhomën e Situatave, duke shtuar se nuk ka një marrëveshje të plotë midis këshilltarëve më të ngushtë të Trump.

Gjithashtu zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Trump po i mban të gjitha opsionet të hapura, por këmbëngulën se Uashingtoni nuk ka qenë i përfshirë në fushatë deri më tani.

Opsioni më i mundshëm që Trump po shqyrton është përdorimi i bombave gjigante amerikane “shkatërruese bunkerësh” kundër uzinës bërthamore të varrosur thellë në Fordow të Iranit, të cilën bombat izraelite nuk mund ta arrijnë.

Takimi i Trump me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare në dhomën e situatave të Shtëpisë së Bardhë ka përfunduar. Bëhet me dije se takimi zgjati një orë e 20 minuta. Momentalisht nuk ka asnjë reagim nga Trump pas kësaj mbledhjeje. 

 

lufta ne lidnjen e mesme

Sondazh

Poll