Bota

Paralajmërojnë Huthët: Do të luftojmë kundër Izraelit, jemi në koordinim me Teheranin

Duke folur në kanalin televiziv Mubasher të Al Jazeera-s, Mohammed al-Buqaiti përsëriti gjithashtu se Huthitë po koordinohen me Teheranin gjatë tensioneve me Izraelin.

17 Qershor 2025, 22:38 Nga E. D
Paralajmërojnë Huthët: Do të luftojmë kundër
foto ilustruese

IRAN- Një zyrtar i lartë i lëvizjes Huthi, aleati i Iranit në Jemen, tha të martën se do të ndërhyjë për të mbështetur Iranin kundër Izraelit, ashtu siç ka mbështetur palestinezët në Gaza.

Duke folur në kanalin televiziv Mubasher të Al Jazeera-s, Mohammed al-Buqaiti përsëriti gjithashtu se Huthitë po koordinohen me Teheranin gjatë tensioneve me Izraelin.

Huthitë kanë nisur sulme me raketa balistike ndaj Izraelit në mbështetje të palestinezëve në Gaza. Të dielën, ata thanë se kishin synuar Izraelin në koordinim me Iranin, hera e parë që e thonë publikisht këtë.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll