Bota

"Kemi nevojë që SHBA t'i sjellë të gjithë në tryezën e bisedimeve!" Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte në kaos

Ai thotë se do të ishte një gabim i madh që një ndryshim regjimi në Iran të arrihej me mjete ushtarake.

17 Qershor 2025, 21:23 Nga M.B
"Kemi nevojë që SHBA t'i sjellë të gjithë
Emmanuel Macron

KANADA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur një fjalim në samitin e G7-ës në Kanada. Ai thotë se do të ishte një gabim i madh që një ndryshim regjimi në Iran të arrihej me mjete ushtarake.

Sipas Macron, një ndryshim regjimi do të sillte "kaos". Ai beson se kombet duhet të kthehen në tryezën e negociatave për të diskutuar programin bërthamor të Iranit.

"Unë besoj se kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t'i sjellin të gjithë përsëri në tryezën e bisedimeve", thotë ai.

lindje e mesme

Sondazh

Poll