Bota

Konflikti me Izraelin, India u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Teherani

Sipas mediave të huaja vlerësohet se rreth 10,000 indianë jetojnë dhe punojnë në Iran.

17 Qershor 2025, 21:46 Nga M.B
Konflikti me Izraelin, India u kërkon qytetarëve të saj të
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ambasada indiane në kryeqytetin iranian u ka bërë thirrje shtetasve të saj dhe personave me origjinë indiane të largohen nga Teherani. Sipas mediave të huaja vlerësohet se rreth 10,000 indianë jetojnë dhe punojnë në Iran.

Ministria e Punëve të Jashtme Indiane thotë se, duke pasur parasysh situatën në zhvillim në Iran, studentët indianë në Teheran "janë larguar nga qyteti për arsye sigurie" dhe disa prej shtetasve të saj "janë larguar nga Irani përmes kufirit tokësor me Armeninë". Shumë prej studentëve indianë thuhet se janë nga Kashmiri i administruar nga India.

Irani ishte një nga furnizuesit kryesorë të naftës bruto për Indinë, importuesin dhe konsumatorin e tretë më të madh të naftës në botë. Por India ndaloi importimin e karburantit iranian për shkak të sanksioneve të SHBA-së në vitin 2019.

India mban lidhje miqësore si me Izraelin ashtu edhe me Iranin. Vitin e kaluar New Delhi nënshkroi një marrëveshje 10-vjeçare me Teheranin për të zhvilluar dhe operuar portin strategjikisht të rëndësishëm Chabahar në pjesën juglindore të vendit, në një kontratë që vlerësohet të jetë rreth 370 milionë dollarë (272 milionë paund).

Porti hapi një rrugë tranziti për mallrat dhe produktet indiane drejt Afganistanit dhe Azisë Qendrore, duke shmangur rrugën tokësore përmes rivalit të përbetuar të Indisë, Pakistanit. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, SHBA-të paralajmëruan për sanksione të mundshme për çdo vend që shqyrton marrëveshje biznesi me Iranin. 

india

Sondazh

Poll