Bota

SHBA mund të përfshihet në luftën në Lindjen e Mesme? Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë

Trump u largua nga samiti i G7-ës në Kanada një ditë më herët dje për t'u kthyer në Uashington.

17 Qershor 2025, 21:28 Nga M.B
SHBA mund të përfshihet në luftën në Lindjen e Mesme?
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Presidenti Trump ka mbledhur sot Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare. Sipas mediave të huaja takimi zgjati më shumë se një orë. Kjo mbledhje e Këshillin të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve vjen ndërsa presidenti po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen më tej në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Trump u largua nga samiti i G7-ës në Kanada një ditë më herët dje për t'u kthyer në Uashington. Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një “qëndrim thjesht mbrojtës” mes konfliktit të tij me Iranin. Më shumë se 30 anije cisterna amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në rajon gjatë disa ditëve të fundit për t'u përgatitur për mundësinë që Trump të vendosë t'u urdhërojë Forcave Ajrore Amerikane të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë ndërsa ata kryejnë sulme mbi Iranin.

Ndërkohë udhëheqësit botërorë në smitin e G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë mund të bëjë ose jo Presidenti Donald Trump më pas në Lindjen e Mesme. Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se udhëheqësit kishin “folur” për përfshirjen amerikane.

Kryeministri britanik Keir Starmer kishte thënë më parë, përpara komenteve më të fundit të Presidentit të SHBA-së, se Trump nuk kishte thënë asgjë që tregonte se ai ishte gati të përfshihej. Gjërat ndryshuan mjaft shpejt brenda pak orësh nga ato komente. Starmer u pyet sot nga mediat nëse do ta mirëpriste që njerëzit në Iran të rrëzonin qeverinë atje.

"Unë nuk jam mbështetës i regjimit në Iran. Shikoni, nuk është për mua si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të filloj, e dini, të inkurajoj njerëzit në lidhje me atë që mund të bëjnë në shtëpi. Fokusi im absolut është në nevojën për të ulur tensionet", tha ai.

 

 

 

 

lindje e mesme shba

Sondazh

Poll