Bota

Breshëri raketash në Teheranin perëndimor/ Kryeqyteti iranian goditet sërish nga sulmet izraelite

Siç duket tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re pas raportimeve për shpërthime të vazhdueshme dhe “intensive” në pjesën perëndimore të Teheranit. 

17 Qershor 2025, 20:15 Nga E. D
Breshëri raketash në Teheranin perëndimor/ Kryeqyteti
foto ilustruese

IRANË- Izraeli ka sulmuar sërish me një breshëri raketash Iranin. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, raporton se shpërthime të vazhdueshme dhe intensive dëgjohen në Teheranin perëndimor

Siç duket tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re pas raportimeve për shpërthime të vazhdueshme dhe “intensive” në pjesën perëndimore të Teheranit. 

Zhurmat e forta janë dëgjuar në disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi natyrën apo burimin e shpërthimeve.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se Izraelitët po godasin objektiva të reja në Iran pas pretendimeve të Teheranit se kanë goditur zyrat e Mossadit.

lufta ne lindjen e memse iran izrael

Sondazh

Poll