17 Qershor 2025, 19:56
Nga E. D
ushtari ukrainas
UKRAINË- Mjekët ukrainas kanë filluar procedurat për të hequr një shenjë djegieje që shkruan "Lavdi Rusisë" në trupin e një ushtari ukrainas të liruar së fundmi. Drejtori ekzekutiv i Neopalymi, Maksym Turkevych, që njihet për programin e rehabilitimit, ka theksuar se aktualisht po përgatitet një ndërhyrje më agresive për ta larguar shenjën. Ushtari i quajtur Andrii, është rreth 40 vjeç, ai u plagos dhe u kap rob më shumë se 15 muaj më parë dhe shenja e djegies iu shkaktua nga një kirurg rus.
“Kjo u krye nën anestezi të përgjithshme duke përdorur një elektrokoagulator, një pajisje e përdorur në kirurgjinë moderne për të hequr tumoret, lythat, etj. Procedura nuk u krye për qëllim torture, por për të lënë një shenjë. Me shumë mundësi është kryer nga një mjek me përvojë, duke pasur parasysh mbishkrimin relativisht të barabartë dhe ngjashmëritë me shenjat e tjera. Ne kemi informacion se kush mund të ketë qenë kirurgu. Aktualisht po kontrollohet nga autoritetet kompetente shtetërore”, tha Turkevych.
Andrii ka qenë në spital që nga lirimi i tij nga robëria. Mjekët aktualisht po administrojnë injeksione polinukleotidesh për të zbutur indin e mbresë dhe për ta përgatitur atë për trajtim të mëtejshëm. Efektiviteti i trajtimit të përgjithshëm do të varet kryesisht nga ky kujdes fillestar. Por gjithashtu mjekët ukrainas thonë se gjurmët e shenjave do të mbeten patjetër. Megjithatë, është e vështirë të parashikohet se si do të jenë ose sa shpejt do të zbehen, pasi kjo varet kryesisht nga karakteristikat individuale anatomike.
“Kjo procedurë ka shumë të ngjarë të jetë e dhimbshme dhe e pakëndshme. Kryhet nën anestezi lokale dhe në raste të rralla nën anestezi të përgjithshme. Shenjat e Andriit janë keloide dhe absolutisht nuk mund të operohen. Kirurgjia do t’i bënte ato të rriteshin përsëri. Kjo është arsyeja pse protokolli i trajtimit është gjithmonë kompleks, hibrid dhe i përshtatur për pacientin. Do të kemi një kuptim më të qartë pas trajtimeve të para me laser. Hipoteza jonë është se do të kemi një rezultat të prekshëm në rreth gjashtë muaj”, përfundoi Turkevych.
lufta ukraine-rusi ushtari ukrainas
Bota
17 Qershor 2025, 20:03
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Irani i ka këshilluar qytetarët e tij të ndalojnë përdorimin e WhatsApp, Telegram dhe aplikac...
Bota
17 Qershor 2025, 19:58
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit thotë në një videomesazh të post...
Bota
17 Qershor 2025, 19:29
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Komisioni Europian ka gjobitur Greqisë me gati 400 milionë euro për dështimin në menaxhimin e fondeve...
Bota
17 Qershor 2025, 19:16
E. D
Ursula von der Leyen
SHBA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara janë t&...
Bota
17 Qershor 2025, 18:59
E. D
Donald Trump
SHBA- Administrata Trump ka pezulluar javët e fundit një grup pune që e kishte ngritur për të zhvilluar strategj...
Bota
17 Qershor 2025, 18:48
E. D
foto ilustruese
IRAN- Shumë iranianë kanë reaguar me frikë dhe zhgënjim ndaj urdhrit të Donald Trump për të "evakuu...
Bota
17 Qershor 2025, 18:32
E. D
J.D. Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, e ka lënë të hapur mundësinë q&e...
Bota
17 Qershor 2025, 18:28
M.B
Donald Trump dhe Ali Khamenei
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se janë në dijeni të vendit ku ndodhet Udhëheq&e...
Bota
17 Qershor 2025, 18:19
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA ka kontrollin e plotë të qiellit mbi Iranin. Me anë t&eu...
Bota
17 Qershor 2025, 18:02
M.B
Një imazh satelitor tregon dëme të konsiderueshme në ndërtesat në objektin e raketave Kermanshah të Iranit pas sulmeve t&eu...