Aktualitet

FOTO/ Zjarri në Kodër Krastë në Elbasan, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, situata favorizohet nga era dhe temperaturat e larta

Sipas informacioneve paraprake zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet.

17 Qershor 2025, 16:36 Nga M.B
FOTO/ Zjarri në Kodër Krastë në Elbasan, flakët
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Zjarri që u shfaq sot rreth orës 14:00 në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit, ka marrë përmasa alarmante. Sipas informacioneve paraprake zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet.

FOTO/ Zjarri në Kodër Krastë në Elbasan, flakët

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me pisha duke rrezikuar rëndë ekosistemin e parkut të gjelbër të qytetit. Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon intensivisht për izolimin e vatrave.

Gjithashtu mësohet se terreni i thyer, temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën.

 

elbasan

Sondazh

Poll