Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri 29-vjeçarin pas sherrit për vend parkimin/ Vihet në pranga Franci Canaj

Konkretisht Franci Canaj akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

16 Qershor 2025, 22:56 Nga E. D
Qëlloi me armë zjarri 29-vjeçarin pas sherrit për vend
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme Franci Canaj, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 9 prillit të këtij viti. 32-vjeçari gjatë një konflikti për vend parkimin ka plagosur në këmbë 29-vjeçarin Gerald Hoxha. Konkretisht Franci Canaj akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Franci Canaj, 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin G. H., 29 vjeç

franci canaj gerald hoxha

Sondazh

Poll