Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj kërkon liri me kusht

Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e ka dënuar atë me 7 vite burg.

17 Qershor 2025, 14:37 Nga N.F
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj
Foto

TIRANË- Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj në një kërkesë për Gjykatën e Durrësit ka kërkuar lirimin e tij me Kusht. Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s ka argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit. Paplakaj është dënuar me 7 vite burg në vitin 2024 pasi akuzohet për vrasjen e Pjerin Xuvanit.

Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e ka dënuar atë me 7 vite burg. Togat e zeza ndryshuan akuzën ndaj tij nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”. 

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

vrasja e pjerin xhuvanit arber paplekaj

Sondazh

Poll