Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Hasani: Pesë shqiptarët që ndodhenin në Izrael janë larguar nga atje, ndodhen të sigurt në Egjipt

Ministri bën me dije se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

17 Qershor 2025, 14:01 Nga r.ll
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Hasani: Pesë shqiptarët që
igli hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar në rrjetet sociale se pesë shqiptarët që ndodhenin në Izrael janë larguar nga atje në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

Hasani shprehet se ata ndodhen në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Më tej, ministri bën me dije se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.

igli hasani konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll