Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Paplekaj kërkon lirim me kusht, Gjykata e Durrësit shtyn dhënien vendimit për më 16 korrik

Vendimi vjen pasi Paplekaj nuk u shoqërua në sallën e gjyqit nga policia e burgjeve.

17 Qershor 2025, 15:17 Nga M.B
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Paplekaj kërkon lirim me kusht, Gjykata e
Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani

DURRËS- Seanca gjyqësore e planifikuar për këtë të martë pasi Arbër Paplekaj, ish-oficer i forcave RENEA, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit iu drejtua Gjykatës së Durrësit me një kërkesë për lirim me kusht, u shty. Vendimi vjen pasi Paplekaj nuk u shoqërua në sallën e gjyqit nga policia e burgjeve. Mësohet se gjyqtari Rexhepi Bekteshi vendosi që shqyrtimi i kërkesës të mbahet më 16 korrik.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll