Aktualitet

"Klevis Kapllani punonte si shofer i Dumanit"/ Erion Alibej tregon vrasjen e Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

Gjatë fjalës së tij në GJKKO, Alibej ka theksuar se në atë kohë Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Dumanit. 

17 Qershor 2025, 12:08 Nga I.A
"Klevis Kapllani punonte si shofer i Dumanit"/ Erion Alibej tregon
Klevis Kapllani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej ka treguar sot detaje nga vrasja e Klevis Kapllanit në shtator të vitit 2020 në Rrogozhinë. Gjatë fjalës së tij në GJKKO, Alibej ka theksuar se në atë kohë Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Dumanit. 

Alibej ka deklaruar se kanë qenë 'çunat' e Fushë Krujës ata që e kanë gjetur të ekzekutuar Kapllanin. Ndërkohë që ka theksuar se me ata ka patur kontakte vetëm nëpërmjet SKY ECC

"Çunat e Fushë Krujës nuk i kisha parë asnjë herë. Vetem kur u vra Kapllani, ne e kemi marrë vesh të parët.  Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Nuredinit, që ai të mos përdorte taksi. Ishte një Audi A6, model i vjetër. Çunat e Fushë Krujës e kanë gjetur të ekzekutuar. Si fytyra, çunat e Fushë Krujës nuk i kam parë. Në ‘sky’ kisha kontakte me ta. Biseda të shkurtra. I kam pyetur ndonjëherë për Nuredinin," tha Alibej.

erion alibej klevis kapllani

Sondazh

Poll