Aktualitet

"U angazhua kusho me nipçen"/ Erion Alibej 'zbërthehet' në GJKKO: Vrasjen e Emiliano Ramazanit doni t'ia faturonim Bujar Çelës

Në dëshminë e tij, para togave të zeza, Alibej ka deklaruar se vrasjen e Ramazanit kishin për qëllim që t'ia faturonin Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. 

17 Qershor 2025, 11:15 Nga I.A
"U angazhua kusho me nipçen"/ Erion Alibej
Erion Alibej

TIRANËBashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej është zbërthyer para GJKKO-së ditën e sotme në lidhje me vrasjen e Emiliano Ramazanit. Në dëshminë e tij, para togave të zeza, Alibej ka deklaruar se vrasjen e Ramazanit kishin për qëllim që t'ia faturonin Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. 

Për të bërë këtë, Alibej ka deklaruar se pasi nuk arritën dot këtë gjë, vendosën që të ekzekutonin Çelën. Për ekzekutimin është angazhuar 'kusho' që është Henrik Hoxhaj dhe 'nipi' që është Skerdi Tase.

“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën. Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit. Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, tha ai.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

erion alibej

Sondazh

Poll