Aktualitet

Pas 30 minutash provim/ Del teza e Matematikës në provimet e Maturës Shtetërore

Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për Matematikën.

17 Qershor 2025, 10:36 Nga I.A

Pas 30 minutash provim/ Del teza e Matematikës në provimet e

TIRANË- Ditën e sotme maturantët në të gjithë Shqipërinë, po zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të Matematikës. Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për Matematikën.

Ndërkohë gjysëm ore pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të Matematikës nga “Studentet Denoncojne”. Në rrjete sociale janë publikuar të dyja variant e tezës së provimit.

Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. Publikimi i tezave të provimit pak minuta pas nisjes është bërë e zakonshme tashmë çdo vit. 

matura shteterore

Sondazh

Poll