Një person dënohet me 15 vjet burg për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë (EMRI)
foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Zhivojin Nesiq për krime lufte kundër popu...
Gjatë dëshmisë së tij, para togave të zeza, Alibej ka deklaruar kanë qenë 'çunat e Fushë Krujës' që kanë sjell një makinë E Class për këtë punë.
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka treguar para GJKKO-së vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Gjatë dëshmisë së tij, para togave të zeza, Alibej ka deklaruar kanë qenë 'çunat e Fushë Krujës', Enver Diva dhe Besmir Xhixha, që kanë sjell një makinë E Class për këtë punë.
Më tej, Alibej ka theksuar se fillimisht mbi Bujar Çelën, kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës dhe më pas Nuredin Dumani. Ai ka deklaruar se pas vrasjes, mori mesazhin nga Nuredin Dumani, ku i shkroi: Mbaroi Bujari.
"Pas vrasjes së Kapllanit komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte shënjestër e thjeshtë. Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen çunat e Fushë-Krujës, sollën një makinë EClass për punë, për ekzekutim. Në fillim makina ndenji tek një lokal tek kryëzimi i Cerriku. Ndërsa çunat e Fusha Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.
Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua kishim informacion shumë kohë më parë. Pasi u caktua mëngjesi, për ekzekutim tek kafja, në fillim, e pritën tek shtëpia. Një komshi i shtëpisë afër i pa çunat me maska dhe për këtë u larguan. Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës, më pas ka qëlluar dhe Nuredini. Pasi ka ndodhur, Nuredini më ka njoftuar “mbaroi Bujari”.
Makina “renault” është djegur 8 km më larg. Ndërsa çunat e Fushë Krujës kanë ikur në Fushë Krujë. Unë ndërkohë kisha edhe radiot e policisë. Mua më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha, që po shkonin në vendngjarje, se ishte vrarë vëllai i Talos," tha Alibej.
foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Zhivojin Nesiq për krime lufte kundër popu...
gjkko TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme. Në seanc&...
Brunilda Laboviti TIRANË- Presidentja e zgjedhur e Urdhrit të Psikologut Brunilda Laboviti i ka dërguar një letër publik...
Erion Alibej TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej është zbërthyer para GJKKO-së ditën e...
Protesta KOSOVË- Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë para Kuvendit të Kosovës pak para nisjes s&eum...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për sezonin turistik 2025. Ky plan masash synon sigurinë në zona...
TIRANË- Ditën e sotme maturantët në të gjithë Shqipërinë, po zhvillojnë provimin e tretë të Maturë...
Foto nga vendi i ngjarjes GREQI- 12-vjeçari shqiptar, Kleoni i cili humb jetën pasi u mbyt në lumin Arahtho të Artës do të ...
foto ilustruese TIRANË- Një 54-vjeçar i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për tra...
Michael Schmid TIRANË- Presidenti i Eurojust, Michael Schmid gjatë fjalës së tij në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit P...