Aktualitet

I dënuar në Itali me 7 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Tiranë 54-vjeçari, pritet ekstradimi (EMRI)

Në pranga është vënë shtetasi Bledar Bedini alias Bledar Imami.

17 Qershor 2025, 10:26 Nga r.ll
I dënuar në Itali me 7 vjet burg për pjesëmarrje në
foto ilustruese

TIRANË- Një 54-vjeçar i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Tiranë.

Në pranga është vënë shtetasi Bledar Bedini alias Bledar Imami. Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burg, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Sipas informacioneve zyrtare policore Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për ekstradimin e tij në Itali.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i dënuar në Milano, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

operacioni the wanted bledar bedini bledar imami gjykata e milanos

Sondazh

Poll