Politike

"Besoj në unitetin rajonal..."/ Samiti i SEECP-së, Presidentja e RMV: Bashkëpunim për vlerat dhe të ardhmen europiane

Gjatë fjalës së saj ajo tha se solidaritet nuk duhet të mbetet një gjest i izoluar, por duhet të jetë si një themel për ndryshimet.

16 Qershor 2025, 19:26 Nga DOSJA
"Besoj në unitetin rajonal..."/ Samiti i SEECP-së,
Gordana Silanovska-Davkova

TIRANË- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, duke folur në Samiti i SEECP-së në Tiranë theksoi se mbështet integrimin e përbashkët dhe se gjithashtu reformat të japin mundësi për planin e rritjes. Gjatë fjalës së saj ajo tha se solidaritet nuk duhet të mbetet një gjest i izoluar, por duhet të jetë si një themel për ndryshimet.

“Mirënjohje për gjithçka që kanë bërë dhe për arritjen e prioriteteve të përbashkëta. Solidaritet nuk duhet të mbetet një gjest i izoluar, por duhet të jetë si një themel për ndryshimet. Bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Po ashtu duhet të drejtohet drejt vlerave dhe të ardhmes europiane. Unë besoj në unitetin rajonal dhe bëj thirrje për një zë të fuqishëm rajonal që do t’i japë formë të ardhmes tonë në Europë”, tha mes të tjerash ajo.

gordana silanovska-davkova

Sondazh

Poll