Politike

"Është turp, Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë!" Vokshi: Shteti është bërë bashkë me krimin, po ndalin rotacionin

Gjithashtu ajo iu drejtua kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i thënë se duhe të lexonte raportet ndërkombëtare para se të drejtohej sipas saj, në mënyrë arrogante.

16 Qershor 2025, 15:15 Nga M.B
"Është turp, Shqipëria përmendet si narkoshteti i
Albana Vokshi

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha sot në Kuvend se Shqipëria sot përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë. Ajo theksoi se shteti është bërë bashkë me krimin, po ndalin rotacionin në qeverisje. Gjithashtu ajo iu drejtua kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i thënë se duhe të lexonte raportet ndërkombëtare para se të drejtohej sipas saj, në mënyrë arrogante.

"Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër nga bandat kriminale me të cilat ke bashkëpunuar që ia ke dorëzuar zgjedhjet e fundit Blendi Gonxhes, dhe që vazhdojnë komandojnë nga atje ku janë për dhënien e fjalës. Turp është që të shkosh në sallat e Brukselit e të flitet për zgjedhje që janë dhunuar, ky është turp. Turp është që pikërisht që kjo mënyrë se si Elisa drejton Parlamentin është në 10 pika të raportit, nuk drejtohet kështu.

Lexoje raportin para se të drejtosh në mënyrë arrogante çdo nen të rregullores. Mendon se s’po ma jep fjalën për procedurë dhe do më mbyllësh gojën, se unë prap nuk do mund të them ato që kam për të thënë. Do i them. Turp është që Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë, falë Edi Ramës. Trup është kur ministrat e deputetët e PS, drejtues të policisë, gjyqtarë e prokurorë përmenden në SkyEcc.

Mos mendoni se europarlamentarët nuk i dinë. Shteti është bërë bashkë me krimin dhe këto struktura kriminale po ndalin rotacionin. Nuk e thamë ne këtë, por kryetari i misionit të vëzhguesve, një nga eurodeputetët me korrekt. Një nga politikanët më të mirënjohur gjerman, kishte informacion përtej nesh", tha Vokshi.

kuvend

Sondazh

Poll