16 Qershor 2025, 10:32
Nga M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 51-vjeçari i Skedilajt Xhametaj është arrestuar nga policia në Durrës lidhur me ngjarjen e djeshme ku një i ri belg ra nga "Jet Ski" në det te Shkëmbi i Kavajës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia bën me dije se 51-vjeçari i ka dhënë turistit me qira mjetin lundrues Jet Ski pa masat e sigurisë të nevojshme. Gjithashtu, Skedilajt Xhametaj gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka dhënë informacione të rreme për rastin.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, rezultoi se shtetasi S. Xh. i ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, pa masat e sigurisë të nevojshme, shtetasit belg H. K., i cili nuk është i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Gjithashtu, shtetasi S. Xh., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka dhënë informacione të rreme për rastin.
Shtetasi H. K., që u dëmtua gjatë manovrave me mjetin lundrues, vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
durres
Aktualitet
16 Qershor 2025, 10:11
M.B
Një ceremoni përkujtimore te varrezat në Mejë. Prill, 2021.
KOSOVA- Seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 09:57
N.F
Arrestimi
VLORË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tij k...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 09:32
N.F
Arrestimi
ROSKOVEC- Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Roskovec. Arrestimi i tij ka ardhur pasi u ...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 08:54
N.F
Viktima
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçares shqiptare, Gentiana Hudhra në Itali. Ish-bas...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 07:55
N.F
Foto
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vend...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 07:49
N.F
Foto
TIRANË- Policia ka publikuar planin e masave që do të zbatohen sot për mbarëvajtjen e zhvillimit të Ministerialit t...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 07:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur ...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 07:09
N.F
Foto
TIRANË- Moti do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por pas mesditës dhe në vijim, v...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 22:53
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 21-vjeçar belg, pushues në zonën e Shkëmbit të Kavajës, dyshohet se gjat&eu...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 22:08
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një 22-vjeçare shqiptare është arrestua në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti...