Bota

Autoritetet iraniane ekzekutojnë një burrë të akuzuar për spiunazh për Mossadin, rasti i tretë në javët e fundit

Ky është ekzekutimi i tretë i një personi të dënuar për spiunazh për Izraelin në javët e fundit.

16 Qershor 2025, 09:27 Nga N.F
Autoritetet iraniane ekzekutojnë një burrë të akuzuar
Foto

IRAN- Gjyqësori iranian njoftoi varjen e një burri që u arrestua në vitin 2023 me akuzën se ishte agjent për shërbimin e inteligjencës së jashtme të Izraelit, Mossad. Vrasja e tij vjen gjatë ditës së katërt të sulmeve me raketa midis Iranit dhe Izraelit.

"Esmail Fekri, një agjent i Mossadit i cili u shpall fajtor për krimet e korrupsionit në tokë dhe moharebeh (që do të thotë luftë kundër Zotit), u var pas një procesi gjyqësor", raportoi agjencia e lajmeve Tasnim. Ky është ekzekutimi i tretë i një personi të dënuar për spiunazh për Izraelin në javët e fundit.

Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, “Operacioni Premtimi i Vërtetë 1”, u zhvillua më 13 prill 2024 dhe përfshiu mbi 300 raketa dhe drone që synonin instalimet ushtarake. Sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e dy gjeneralëve iranianë në Damask.

Ndërsa “Operacioni Premtimi i Vërtetë 2” pasoi më 1 tetor 2024, me rreth 200 raketa të drejtuara ndaj objekteve ushtarake izraelite në përgjigje të vrasjes së liderëve militantë të lidhur me Iranin, duke përfshirë ish-shefin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ndërkohë të dielën, Izraeli sulmoi për herë të parë qytetin Mashhad, që ndodhet 2300 kilometra larg shtetit hebre. Një burim diplomatik në Lindjen e Mesme i tha Iran International se sulmi ajror izraelit në Mashhad ishte një paralajmërim për Udhëheqësin Suprem të Iranit se ai nuk është i sigurt askund në vend. 

iran

Sondazh

Poll