Bota

8 të vdekur dhe 287 të plagosur nga sulmet iraniane, ministri Katz: Banorët e Teheranit do ta paguajnë së shpejti çmimin!

Ministria e Shëndetësisë thotë se 8 persona humbën jetën dhe 287 persona u shtruan në spital në të gjithë vendin gjatë natës si pasojë e sulmeve me raketa nga Irani në veri dhe qendër të vendit.

16 Qershor 2025, 09:08 Nga N.F
8 të vdekur dhe 287 të plagosur nga sulmet iraniane, ministri Katz:
Foto

IZRAEL- Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz ka kërcënuar banorët e Teheranit duke u shprehur se ata do të vuajnë hakmarrjen për sulmet raketore iraniane që kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonat e banuara izraelite. Nga këto sulme janë vrarë 21 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë që nga e premtja.

“Diktatori arrogant i Teheranit është shndërruar në një vrasës të frikësuar që qëllon në frontin civil të Izraelit me qëllim që të pengojë IDF-në të vazhdojë të kryejë sulme që po shkatërrojnë aftësitë e tij”, tha Katz në një deklaratë.

"Banorët e Teheranit do ta paguajnë çmimin, dhe së shpejti," shtoi ai.

Breshërit e raketave iraniane kanë synuar vazhdimisht zonën metropolitane të Tel Avivit me popullsi të dendur dhe qytetet përreth që nga fillimi i luftimeve të premten, si dhe zonën e Haifës. Ministria e Shëndetësisë thotë se 8 persona humbën jetën dhe 287 persona u shtruan në spital në të gjithë vendin gjatë natës si pasojë e sulmeve me raketa nga Irani në veri dhe qendër të vendit.

Një person është në gjendje të rëndë dhe 14 të tjerë janë të plagosur lehtë, përfshirë dy në Spitalin e Fëmijëve Schneider në Petah Tikvah. Shumica e të tjerëve janë të plagosur lehtë ose kanë pësuar shok akut.

iran izrael

Sondazh

Poll