Bota

Media iraniane: Lideri Khamenei dhe familja e tij po fshihen në bunker në veri të Teheranit!

Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, “Operacioni Premtimi i Vërtetë 1”, u zhvillua më 13 prill 2024 dhe përfshiu mbi 300 raketa dhe drone që synonin instalimet ushtarake. Sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e dy gjeneralëve iranianë në Damask

16 Qershor 2025, 08:30 Nga N.F
Media iraniane: Lideri Khamenei dhe familja e tij po fshihen në bunker
Ali Khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei u zhvendos në një bunker nëntokësor në Lavizan në verilindje të Teheranit disa orë pasi Izraeli filloi sulmet e tij në Teheran. Iran International duke cituar dy burime të informuara brenda Iranit u shpreh se të gjithë anëtarët e familjes së Khameneit duke përfshirë djalin e tij Mojtaba janë në një bunker.

Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, “Operacioni Premtimi i Vërtetë 1”, u zhvillua më 13 prill 2024 dhe përfshiu mbi 300 raketa dhe drone që synonin instalimet ushtarake. Sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e dy gjeneralëve iranianë në Damask.

Ndërsa “Operacioni Premtimi i Vërtetë 2” pasoi më 1 tetor 2024, me rreth 200 raketa të drejtuara ndaj objekteve ushtarake izraelite në përgjigje të vrasjes së liderëve militantë të lidhur me Iranin, duke përfshirë ish-shefin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ndërkohë të dielën, Izraeli sulmoi për herë të parë qytetin Mashhad, që ndodhet 2300 kilometra larg shtetit hebre. Një burim diplomatik në Lindjen e Mesme i tha Iran International se sulmi ajror izraelit në Mashhad ishte një paralajmërim për Udhëheqësin Suprem të Iranit se ai nuk është i sigurt askund në vend. 

ali khamenei

Sondazh

Poll