Bota

Televizioni shtetëror i Iranit: Ka nisur një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë kundër Izraelit

Raundi i ri i operacionit ushtarak në shkallë të gjerë filloi të dielën pasi shpërthime të mëdha u dëgjuan në zonat e Haifa, Afula dhe Nazaret.

15 Qershor 2025, 22:50 Nga M.B
Televizioni shtetëror i Iranit: Ka nisur një valë të re
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Garda e Revolucionit Islamik (IRGC) ka nisur një valë të re sulmesh me raketa dhe drone kundër Izraelit. Raundi i ri i operacionit ushtarak në shkallë të gjerë filloi të dielën pasi shpërthime të mëdha u dëgjuan në zonat e Haifa, Afula dhe Nazaret.

Operacioni filloi menjëherë pasi Ayatollah Seyyed Ali Khamenei, dha një mesazh televiziv, duke thënë se regjimi “i neveritshëm” izraelit do të “bëhej i pafuqishëm” pas hakmarrjes nga Forcat e Armatosura të Republikës Islamike. Ndërkohë, televizioni shtetëror i Iranit thotë se vendi ka sulmuar Tel Aviv, Haifa dhe qytete të tjera “me dhjetëra raketa dhe drone iraniane”.

Operacioni, i quajtur Operacioni Premtimi i Vërtetë 3, përfshinte “qindra raketa të ndryshme balistike” që synonin ndërtesa banimi dhe infrastrukturë në Izrael, raporton CNN. Sulmet janë një “përgjigje vendimtare” ndaj sulmit fillestar të Izraelit ndaj Iranit, i cili vrau disa komandantë të lartë ushtarakë, deklaroi agjencia e lajmeve.

 

lindje e mesme

Sondazh

Poll