Bota

Konflikti me Iranin, zëdhënësi i IDF-së: Do veprojmë derisa të zhdukim kërcënimin ndaj vendit tonë

Nënkolonel Nadav Shoshani, tha se Izraeli do të vazhdojë të veprojë derisa të ndjejnë se kanë hequr qafe këtë kërcënim ekzistencial ndaj vendit.

15 Qershor 2025, 22:52 Nga M.B
Konflikti me Iranin, zëdhënësi i IDF-së: Do veprojmë
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Izraeli ka deklaruar se nuk do të ndalet me sulmet në Iran. Në një intervistë për Skynews, zëdhënësi ndërkombëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkolonel Nadav Shoshani, tha se Izraeli do të vazhdojë të veprojë derisa të ndjejnë se kanë hequr qafe këtë kërcënim ekzistencial ndaj vendit.

Ai theksoi se Izraeli ka eliminuar të gjithë komandantët e lartë të regjimit iranian, por nuk komentoi për planet e ardhshme ushtarake. Pas lajmit të publikuar nga Reuters, sipas të cilit Donald Trump ka qenë kundër ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Shoshani refuzoi të komentonte.

“Nuk komentojmë mbi operacionet e ardhshme”, tha ai.

lindje e mesme

Sondazh

Poll