Bota

Konflikti Izrael-Iran/ Macron: Shpresoj që orët e ardhshme të sjellin qetësi

Ai përsëriti thirrjen e tij për negociata mbi programin bërthamor të Iranit, pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm.

15 Qershor 2025, 22:25 Nga M.B
Konflikti Izrael-Iran/ Macron: Shpresoj që orët e ardhshme të
Emmanuel Macron

GROENLANDË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se shpresonte për një kthim të qetësisë “në orët e ardhshme” në konfliktin Iran-Izrael dhe bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin.

“Shpresoj se orët e ardhshme do të sjellin qetësi dhe një rrugë përpara për diskutim, për të shmangur çdo përshkallëzim të aftësive bërthamore dhe për të parandaluar çdo trazirë në rajon”, tha Macron gjatë një vizite në Groenlandë.

Ai përsëriti thirrjen e tij për negociata mbi programin bërthamor të Iranit, pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm.

“Dje (e shtunë), munda të flisja me presidentin e Iranit dhe bëra thirrje për një diskutim mes nesh sa më shpejt që të ishte e mundur. Kjo është edhe ajo që kam përcjellë në bisedën time me presidentin (e SHBA-së, Donald) Trump, i cili ndan këtë vizion. Ne do të kemi mundësinë, brenda disa orësh, ta rishikojmë këtë çështje me liderët e G7-ës”, tha Macron.

lindje e mesme

Sondazh

Poll