Bota

"Vende shqetësuese..."/ Reuters: Administrata Trump planifikon të ndalojë hyrjen e qytetarëve nga 36 vendeve të tjera

Më herët këtë muaj, presidenti republikan nënshkroi një shpallje që ndalonte hyrjen e qytetarëve nga 12 vende, duke thënë se ky veprim ishte i nevojshëm për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga "terroristët e huaj" dhe kërcënimet e tjera të sigurisë kombëtare.

15 Qershor 2025, 17:05 Nga E. D
"Vende shqetësuese..."/ Reuters: Administrata Trump planifikon
Donald Trump

SHBA- Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton një zgjerim të ndjeshëm të kufizimeve të udhëtimit duke u ndaluar potencialisht qytetarëve të 36 vendeve të tjera hyrjen në Shtetet e Bashkuara. 

Më herët këtë muaj, presidenti republikan nënshkroi një shpallje që ndalonte hyrjen e qytetarëve nga 12 vende, duke thënë se ky veprim ishte i nevojshëm për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga "terroristët e huaj" dhe kërcënimet e tjera të sigurisë kombëtare.

Direktiva ishte pjesë e një goditjeje ndaj imigracionit që Trump nisi këtë vit në fillim të mandatit të tij të dytë, e cila ka përfshirë deportimin në El Salvador të qindra venezuelanëve të dyshuar si anëtarë të bandave, si dhe përpjekjet për të mohuar regjistrimet e disa studentëve të huaj nga universitetet amerikane dhe për të deportuar të tjerë.

Në një dekument tjetër të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, Departamenti i Shtetit përshkroi disa shqetësime në lidhje me vendet në fjalë dhe kërkoi veprime korrigjuese.

"Departamenti ka identifikuar 36 vende shqetësuese që mund të rekomandohen për pezullim të plotë ose të pjesshëm të hyrjes nëse nuk përmbushin standardet dhe kërkesat e përcaktuara brenda 60 ditëve", thuhej në dokumentin e dërguar gjatë fundjavës.

Në dokumet thuhej gjithashtu se ndër shqetësimet që ngriti Departamenti i Shtetit ishte mungesa e një qeverie kompetente ose bashkëpunuese nga disa prej vendeve të përmendura për të prodhuar dokumente identiteti të besueshme. 

Ndërsa një tjetër ishte siguria e dyshimtë e pasaportës së atij vendi. Sipas dokumentit disa vende të tjera nuk ishin bashkëpunuese në lehtësimin e largimit të shtetasve të tyre nga Shtetet e Bashkuara, të cilëve u ishte urdhëruar të largoheshin. Disa vende po qëndronin më gjatë se vizat amerikane që u ishin dhënë shtetasve të tyre.

Arsye të tjera shqetësuese ishin se shtetasit e vendit ishin të përfshirë në akte terrorizmi në Shtetet e Bashkuara ose në aktivitete antisemite dhe antiamerikane. Në dokumet vihej në dukje se jo të gjitha këto shqetësime kishin të bënin me çdo vend të listuar. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Vendet që mund të përballen me një ndalim të plotë ose të pjesshëm nëse nuk i adresojnë këto shqetësime brenda 60 ditëve të ardhshme janë: Angola, Antigua dhe Barbuda, Benini, Butani, Burkina Faso, Kepi i Gjelbër, Kamboxhia, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Dominika, Etiopia, Egjipti, Gaboni, Gambia, Gana, Kirgistani, Liberia, Malavi, Mauritania, Nigeri, Nigeria, Shën Kits dhe Nevis, Shën Lucia, Sao Tome dhe Principe, Senegali, Sudani i Jugut, Siria, Tanzania, Tonga, Tuvalu, Uganda, Vanuatu, Zambia dhe Zimbabve.
Ky do të ishte një zgjerim i konsiderueshëm i ndalimit që hyri në fuqi në fillim të këtij muaji. Vendet e prekura ishin Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Hyrja e njerëzve nga shtatë vende të tjera Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela është kufizuar gjithashtu pjesërisht.

Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump njoftoi një ndalim për udhëtarët nga shtatë vende me shumicë myslimane, një politikë që kaloi nëpër disa përsëritje përpara se të mbështetej nga Gjykata Supreme në vitin 2018./REUTERS

donald trump

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2025, 14:58 E. D

Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet

pamje nga sulmet IRAN- Numri i të vdekurve po rritet në konfliktin midis dy armiqve të betuar. Disa vetë janë vrarë në q...