Bota

Sulmet izraelite/ Irani konfirmon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të ushtrisë

Më herët, ishte konfirmuar vrasja e komandantit të njohur Amir Ali Hajizadeh, ndërsa raportimet përfshijnë gjithashtu edhe gjeneralin Mohammad Bagheri, kreun e forcave të armatosura iraniane, dhe gjeneralin Hossein Salami, drejtues i Gardës Revolucionare.

15 Qershor 2025, 16:21 Nga M.B
Sulmet izraelite/ Irani konfirmon vrasjen e 7 komandantëve të
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Irani ka pranuar vrasjen e shtatë komandantëve të tjerë të lartë të Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare, të cilët, sipas raportimeve, humbën jetën në sulmet izraelite të së premtes në mëngjes.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, komandantët e vrarë janë: Mahmoud Bagheri, Davood Sheikhiyan, Mohammad Taherpour, Mansour Safarpour, Masoud Tayeb, Khosro Hassani dhe Javad Jarsora.

Më herët, ishte konfirmuar vrasja e komandantit të njohur Amir Ali Hajizadeh, ndërsa raportimet përfshijnë gjithashtu edhe gjeneralin Mohammad Bagheri, kreun e forcave të armatosura iraniane, dhe gjeneralin Hossein Salami, drejtues i Gardës Revolucionare.

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2025, 14:58 E. D

Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet

pamje nga sulmet IRAN- Numri i të vdekurve po rritet në konfliktin midis dy armiqve të betuar. Disa vetë janë vrarë në q...