Bota

Nuk kanë të ndalur tragjeditë në Indi/ Shembet ura mbi lumin Indrayani, dy persona të vdekur dhe 32 të plagosur (VIDEO+ FOTO)

Si pasojë e shembjes së urës 32 persona kanë pësuar lëndime, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Incidenti i së dielës u raportua nga Kundmala, një destinacion i njohur turistik Dhjetëra turistë ishin në urë në kohën e shembjes.

15 Qershor 2025, 15:04 Nga E. D
Nuk kanë të ndalur tragjeditë në Indi/ Shembet ura mbi lumin
pamje nga vendngjarja

INDI- Dy turistë kanë vdekur dhe disa të tjerë dyshohet se janë mbytur pasi një urë e ndërtuar mbi lumin Indrayani u shemb. Si pasojë e shembjes së urës 32 persona kanë pësuar lëndime, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Incidenti i së dielës u raportua nga Kundmala, një destinacion i njohur turistik Dhjetëra turistë ishin në urë në kohën e shembjes.

Policia dhe punonjësit e ndihmës në fatkeqësi, përfshirë Forcën Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF), kanë mbërritur në vendngjarje. Gjithashtu bëhet e ditur se gjashtë persona janë shpëtuar deri më tani.

"Meqenëse disa njerëz janë përfshirë nga rrënojat, po kryhen kërkime në kushte lufte. NDRF është vendosur në vendngjarje. Puna e ndihmës është përshpejtuar menjëherë", shkroi. 

Shembja e urës në zonën Maval të fshatit Pune vjen ndërsa një alarm portokalli mbetet në fuqi për Pune dhe Pimpri Chinchwad, me shira të rrëmbyeshëm deri shumë të rrëmbyeshëm që priten në rajonet ghat. Zona kishte pasur shira të rrëmbyeshëm në dy ditët e fundit.

indi

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2025, 14:58 E. D

Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet

pamje nga sulmet IRAN- Numri i të vdekurve po rritet në konfliktin midis dy armiqve të betuar. Disa vetë janë vrarë në q...