Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe: 14 shkencëtarë bërthamorë janë vrarë në Iran nga sulmet izraelite

Të shtunën, ushtria izraelite njoftoi vrasjen e nëntë shkencëtarëve të lartë bërthamorë iranianë, të cilët luajtën një rol kyç në përpjekjen e Teheranit për të siguruar armë bërthamore.

15 Qershor 2025, 16:43 Nga E. D
Emiratet e Bashkuara Arabe: 14 shkencëtarë bërthamorë
foto ilustruese

IRAN- Të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që nga e premtja, përfshirë ata të vrarë nga bombat në makina, thanë sot dy burime në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Të shtunën, ushtria izraelite njoftoi vrasjen e nëntë shkencëtarëve të lartë bërthamorë iranianë, të cilët luajtën një rol kyç në përpjekjen e Teheranit për të siguruar armë bërthamore.

Nëntë shkencëtarët iranianë janë: Fereydoon Abbasi, një inxhinier bërthamor; Mohammad Mehdi Tehranchi, një fizikant; Akbar Motalebi Zadeh, një inxhinier kimik; Saeed Barji, një inxhinier materialesh; Amir Hassan Fakhahi, një fizikant; Abd al-Hamid Minoushehr, një fizikant reaktori; Mansour Asgari, një fizikant; Ahmad Reza Zolfaghari Daryani, një inxhinier bërthamor; dhe Ali Bakhouei Katirimi, një inxhinier.

"Të gjithë shkencëtarët dhe ekspertët që u eliminuan ishin "burime të rëndësishme njohurish" për projektin bërthamor iranian dhe kishin dekada përvojë kumulative në zhvillimin e armëve bërthamore", tha IDF.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2025, 14:58 E. D

Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet

pamje nga sulmet IRAN- Numri i të vdekurve po rritet në konfliktin midis dy armiqve të betuar. Disa vetë janë vrarë në q...