Bota

FOTO/ Rrëfim me fustanin e nusërisë, bashkëshortja e Alex Soros për Vogue: Kur ai më propozoi ishte koha që nuk kishte kuptim

Para ditës së madhe, teksa bënte provat për fustanin e nusërisë, Abedin ka folur për Vogue.

15 Qershor 2025, 15:14 Nga M.B
FOTO/ Rrëfim me fustanin e nusërisë, bashkëshortja e Alex
Huma Abedin

SHBA- Alex Soros dhe Huma Abedin i kanë dhënë fund beqarisë së tyre këtë fundjavë me një festë luksoze në Hamptons, ku morën pjesë ish-presidentë dhe personalitete të tjera të njohur demokratë. Mediat e huaja shkruajnë se nusja 49-vjeçare dukej rrezatuese me një fustan elegant ngjyrë të bardhë ​​me supe të zbuluara, dhe me kopsa në shpinë. 

FOTO/ Rrëfim me fustanin e nusërisë, bashkëshortja e Alex

Para ditës së madhe, teksa bënte provat për fustanin e nusërisë, Abedin ka folur për Vogue. Ajo është shprehur e lumtur për dasmën teksa ka treguar edhe për propozimin për fejesë që mori vitin e shkuar nga Alex Soros.

FOTO/ Rrëfim me fustanin e nusërisë, bashkëshortja e Alex

"Jam vërtet e lumtur, thjesht qëndroj pezull shumicën e ditëve," thotë Abedin për humorin e saj përpara martesës me investitorin dhe kryetarin e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros.

FOTO/ Rrëfim me fustanin e nusërisë, bashkëshortja e Alex

“U fejuam më 4 qershor 2024, poshtë katit pranë tavolinës së ngrënies. U shokova, jo nga fakti që ai më propozoi, por ishte koha që nuk kishte kuptim. Ishte një ditë shumë kaotike, shumë e ngarkuar, dhe unë po nisesha për një udhëtim të nesërmen. Shkova të lyeja flokët në mëngjes [dhe] më ra diçka në këmbë, kështu që kisha veshur atlete. I njihni ato ditë kur gjithçka po shkatërrohet? Dhe pastaj ai thjesht më propozoi", tha Abedin.

FOTO/ Rrëfim me fustanin e nusërisë, bashkëshortja e Alex

Abedin i tha po Sorosit dhe mori një unazë mahnitëse me diamant të prerë në formë smeraldi. Disa javë më vonë, çifti e bëri zyrtar qëllimin e tyre për t’u martuar në Instagram me një postim në rrjetin social, të ndarë gjatë pushimeve në Itali.

huma abedin

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2025, 14:58 E. D

Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet

pamje nga sulmet IRAN- Numri i të vdekurve po rritet në konfliktin midis dy armiqve të betuar. Disa vetë janë vrarë në q...