15 Qershor 2025, 12:54
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka pulikuar planin e masave që do të zbatohen nesër për mbarëvajtjen e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ku Tirana do të mirëpresë delegacione të nivelit të lartë të kryesuara nga Presidentë të vendeve anëtare.
Policia ka bërë me dije se do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, të cilat janë listuar edhe në njoftim.
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës. Bëhet me dije se orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
Në ardhje të delegacioneve????Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
-Në largim të delegacioneve: ???? Rruga “George w Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.
⏰ Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.
SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.
Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”. Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024- Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.
seecp ne tirane policia e tiranes
Aktualitet
15 Qershor 2025, 12:27
r.ll
foto ilustruese
KURBIN- Një 33- vjeçar është vënë në pranga në Kurbin pasi ka dhunuar me sende të forta nj&e...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 12:29
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Ame...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 12:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi u rrëzua nga biçikleta me të cil&eu...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 10:49
E. D
pamje nga arrestimi
KURBIN- Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohet për vjedhje. Policia bë...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 10:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Simon Zereci është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës s...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 10:41
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet kosovare i kanë dëbuar nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve t&eu...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 10:08
E. D
pamje nga vendngjarja
BILISHT- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Bilishtit në kuadër të operacionit "Dozat"....
Aktualitet
15 Qershor 2025, 09:45
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më t&eum...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 09:11
r.ll
foto e parceles
SHKODËR- Mbi 12 mijë bimë narkotike të llojit kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrë...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 07:55
r.ll
balena
TIRANË- Arkitekti Artan Shkreli ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një balenë në ujërat pran&e...