Aktualitet

"Sezoni veror ka filluar"/ Ambasada e SHBA: Këshilltarët e Ushtrisë Amerikane mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson rëndësinë e këtij bashkëpunimi që synon mbrojtjen e komuniteteve dhe natyrës në Shqipëri dhe rajon.

15 Qershor 2025, 12:29 Nga E. D
"Sezoni veror ka filluar"/ Ambasada e SHBA: Këshilltarët e
foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të rrisin kapacitetet e tyre për reagimin ndaj zjarreve, duke organizuar trajnime të specializuara që përfshijnë edhe përdorimin e teknikës së fikjes ajrore me “Bambi buckets”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson rëndësinë e këtij bashkëpunimi që synon mbrojtjen e komuniteteve dhe natyrës në Shqipëri dhe rajon.

Reagimi i ambasades

Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.” Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.

 ambasada e shba në tiranë

Sondazh

Poll