Aktualitet

Dhunoi me sende të forta një 70-vjeçar i cili përfundoi te Trauma/ Arrestohet 33-vjeçari në Kurbin, në ambientet e paraburgimit goditi murin me kokë

Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15 Qershor 2025, 12:27 Nga r.ll
Dhunoi me sende të forta një 70-vjeçar i cili përfundoi te
foto ilustruese

KURBIN- Një 33- vjeçar është vënë në pranga në Kurbin pasi ka dhunuar me sende të forta një 70-vjeçar. Ky i fundit si pasojë e goditjeve ka përfunduar te spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë 33-vjeçari në ambientet e paraburgimit ka goditur murin me kokë, duke pësuar dëmtime të lehta. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar, banues në të njëjtin vend.

Aktualisht, 70-vjeçari, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi F. M., në ambientet e paraburgimit ka goditur murin me kokë, duke pësuar dëmtime të lehta, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve dhe shoqërimin e shërbimeve të Policisë.

policia e kurbinit

Sondazh

Poll