Aktualitet

Shiste doza kanabis në Bilisht/ Vihet në pranga 28-vjeçari, e pëson edhe klienti (EMRI)

Gjithashtu në kuadër të operacionit "Dozat" u procedua në gjendje të lirë edhe një 22-vjeçar me iniciale A. B, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

15 Qershor 2025, 10:08 Nga E. D
Shiste doza kanabis në Bilisht/ Vihet në pranga 28-vjeçari, e
pamje nga vendngjarja

BILISHT- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Bilishtit në kuadër të operacionit "Dozat". Mësohet se Edi Mullamake shiste lëndë narkotike në doza në qytetin e Bilishtit.

Gjithashtu në kuadër të operacionit "Dozat" u procedua në gjendje të lirë edhe një 22-vjeçar me iniciale A. B, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, në zonën e Bilishtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dozat”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Edi Mullamake, 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

edi mullamake

Sondazh

Poll