Aktualitet

Mbi 12 mijë bimë kanabisi asgjësohen në Shkodër, procedohen penalisht 4 persona, në kërkim autorët e kultivimit të narkotikëve

Konkretisht në njësinë administrative Pult janë gjetur dhe asgjësuar 455 bimë narkotike, ndërsa gjithashtu nisi procedimi penal ndaj inxhinierit të pyjeve për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

15 Qershor 2025, 09:11 Nga r.ll
Mbi 12 mijë bimë kanabisi asgjësohen në Shkodër,
foto e parceles

SHKODËR- Mbi 12 mijë bimë narkotike të llojit kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës, në kuadër të operacionit policor të koduar "Koordinata". 

Konkretisht në njësinë administrative Pult janë gjetur dhe asgjësuar 455 bimë narkotike, ndërsa gjithashtu nisi procedimi penal ndaj inxhinierit të pyjeve për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Në njësinë administrative Temal në Vaun e Dejës, u gjetën dhe asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Lidhur me këtë rast u proceduan kryeplaku i fshatit Kllogjen për shpërdorim detyre, dy vrojtues pyjesh për të njëjtën vepër penale. Gjithashtu bëhet me dije se vijon puna  për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Koordinata”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa. Konkretisht:

Njësia administrative Pult, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan: kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre; dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.

policia e shkodres

Sondazh

Poll