Aktualitet

Ryshfet policit të Rrugores kundrejt shmangies së gjobës, arrestohet shoferi pa rrip sigurimi në Tiranë (VIDEO)

25 Janar 2020, 12:16 Nga DOSJA
Ryshfet policit të Rrugores kundrejt shmangies së gjobës,

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi tentoi të korruptojë policin me dhënie ryshfeti, me qëllim shmangien e penalizimit për masën administrative. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se në pranga kë rënë shtetasi me iniciale: R. Y,  35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik. Ky shtetas u arrestua, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i mjetit i ka ofruar policit një shumë lekësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie.

Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, ne zona të ndryshme të qytetit te Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Karl Gega” drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y,  35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.

Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale te parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien  e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit  Policisë rrugore në shërbim.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi ne tirane polici rrugor tirane arrestohet shoferi ne tirane polici rrugor tirane

Sondazh

Poll