Aktualitet

‘Zhvatje’/ Pronari i Mondial-it tregon si vjedhin kamarierët: Mori bashkë me banakierin 80 lekë, manipulojnë faturat, uj

25 Janar 2020, 12:48 Nga DOSJA
‘Zhvatje’/ Pronari i Mondial-it tregon si vjedhin kamarierët:

TIRANË- Zak Topuzi, pronari i Hotel Mondial, njëherazi kreu i Shoqatës së Hoteleri – Turizmit, denoncon në rrjetet sociale një fenomen që sipas tij përsëritet gjithmonë, “vjedhjen” që kamarierët iu bëjnë pronarëve. Topuzi ka ndarë edhe një shembull, që ai e quan një metodë të trashë, ku një kamarier ka çuar një porosi në një tavolinë, me dy kuponë, njëri prej të cilëve është i një tavoline të mëparshme. Me një lëvizje, kamarieri bashkë me banakierin morën 80 lek të reja.

REAGIMI I PLOTË:

Shoh një fenomen qe përsëritet vazhdimisht. Kamarjere , qe me metoda te thjeshta “zhvatin” pronarin ku ata punojnë. Duke njohur profesionin, kuptoj çdo forme qe përdoret. Mënyra me e trashe, dje: Porosit një kafe dhe ujë . Kamarjeri te sjell porosinë ne dy kuponë, kafen ora 13:03 dhe ujin ora 11:58. Kuptohet qe fatura e dyte është e një tavoline qe ka konsumuar ujin një ore me pare. Kamarjeri, ne bashkëpunim me banakjerin, përvetësuan për pak minuta 80 lek. Ndërkohe, pronari i Bar-it, konsumonte kafe me disa miq ne një tavoline, i qete se kish çdo gjë nen kontroll.

Mendoj se ka disa arsye qe një fenomen i tille është mbizotërues ne bizneset e vogla .

1- Pagat qe ofron ky lloj tregu, janë te pamjaftueshme për te jetuar. Pronari, fton vete punonjësit ta “vjedhin”.

2- Vete ne , bëhemi mbartës te se keqes kur e kuptojmë mashtrimin dhe nuk e denoncojmë atë për ti hapur rruge një fryme te re: “Duke denoncuar një vjedhje, mbron veten dhe shoqërinë”.

3- Jemi popull “dembel”, për një biznes te vogël , psh dyqan apo bar-kafe (qe mund te mbahet vetëm me menaxhim familjar), punësojmë punonjës dhe vete mbikëqyrim apo sillemi vërdalle si pronare te mëdhenj.

4- Nuk preferojmë ti shtojmë vetes ngarkesën ne pune për një pagesë me te mire.

5- Mungesa e një tregu punësimi me rregulla loje ku libreza e punës te jete si matrikull qe nuk mund te griset apo te rihapet nga e para dhe “referenca për punësim” te kthehen ne detyrim punësimi.

Kudo lexon kërkesa për punësim ( bile dhe ne Qendra Tregtare apo Supermarket), ndërkohë ka te papune !!!!.  Duhet te ndërgjegjësohemi si shoqëri: “Efektivitetit ne pune për një pagesë me te mire”. Kjo nuk do ti largoje shqiptaret nga vendi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hotel mondial vjedhja e kamariereve zak topuzi hotel mondial vjedhja e kamariereve zak topuzi

Sondazh

Poll