Aktualitet

U plagos për vdekje nga ish-bashkëshorti rrugës për në punë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, trupi i shqiptares ende në tokë, policia rrethon zonën (FOTO)

Ai gjithashtu është shprehur se ka bërë atë që duhet. Gjithë akti i rëndë ka ndodhur në sy të kalimtarëve të cilët nuk arritën të bënin dot asgjë për shqiptaren.

14 Qershor 2025, 22:45 Nga N.F
U plagos për vdekje nga ish-bashkëshorti rrugës për në
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një ngjarje e rëndë e cila rezultoi fatale për Gentiana Hudhrën ka shokuar qytetin e Tolentinos në Itali. Gentiana u plagos për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj po shqiptar. 55-vjeçari fillimisht e ka goditur me thikë ish-gruan dhe më pas e ka shkelmuar. Pas aktit të rëndë autori nuk është larguar por ka qëndruar ë vendin e ngjarjes dhe ka pritur deri kur ajo ka ndërruar jetë.

Ai gjithashtu është shprehur se ka bërë atë që duhet. Gjithë akti i rëndë ka ndodhur në sy të kalimtarëve të cilët nuk arritën të bënin dot asgjë për shqiptaren. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket zona e rrethuar teksa trupi i viktimës është në tokë e mbështjellë.

Dëshmitarët dhe klientët e bareve përreth kanë dëgjuar britmat dhe kanë lajmëruar menjëherë ndihmën mjekësore, por kur ambulanca mbërriti, ishte tepër vonë. Përpjekjet për ta reanimuar rezultuan të kota. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

vrasja e gentiana hudhres

Sondazh

Poll