Bota

Putin dhe Trump bisedë telefonike për tensionet mes Iranit dhe Izraelit, presidenti rus dënon sulmet mes dy vendeve

Ushakov tha se Putini dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në diskutime mbi programin bërthamor të Iranit.

14 Qershor 2025, 18:46 Nga N.F
Putin dhe Trump bisedë telefonike për tensionet mes Iranit dhe
Foto ilustruese


RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin Donald Trump ku diskutuan për armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit. Lajmin e ka konfirmuar për meidat ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Ushakov tha se Putini dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në diskutime mbi programin bërthamor të Iranit. Zëdhënësi shtoi se Putini konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar negociatat me Ukrainën. Ushakovin ka bërë me dije se se të dy presidentët folën për rreth 50 minuta. Ai e përshkroi bisedën si kuptimplote dhe të dobishme.

putin trump

Sondazh

Poll