Bota

"Fola me ministrin e jashtëm iranian," Kallas: Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është i lartë! Vetëm diplomacia mund të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme

Kallas ka bërë me dije se ka folur në lidhje me këtë çështje me ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

14 Qershor 2025, 15:05 Nga N.F

 

"Fola me ministrin e jashtëm iranian," Kallas: Rreziku i
Kaja Kallas

 

IZRAEL- Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas përmes një postimi në "X" ka reaguar lidhur me sulmet dhe tensionet mes Izraelit dhe Iranit. Kallas ka bërë me dije se ka folur në lidhje me këtë çështje me ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Ajo thekson se rreziku i përshkallëzimit është i lartë teksa shtoi se diplomacia duhet të mbizotërojë. Sipas saj BE ka qenë e qartë ndaj Iranit se nuk duhet të lejohet kurrë që të pajiset me armë bërthamore.

"Fola me Ministrin e Jashtëm Iranian @araghchi. Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon është rrezikshëm i lartë. Diplomacia duhet të mbizotërojë. BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë: Iranit nuk duhet t'i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore. Vetëm diplomacia mund të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme. BE-ja është e gatshme të mbështesë," shkruan ajo.

kaja kallas

Sondazh

Poll