Bota

Dasma e djalit të Netanyahut anulohet për shkak të tensioneve me Iranin

Ceremonia që do të mbahej sot kishte shkaktuar protesta dhe thirrje për tubime, me protestues antiqeveritarë që protestonin kundër dasmës ndërsa pengjet janë ende të bllokuara në Gaza.

14 Qershor 2025, 17:03 Nga N.F
Dasma e djalit të Netanyahut anulohet për shkak të tensioneve me
Netanyahu

IZRAEL- Dasma e djalit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut është anuluar për shkak të tensioneve me Iranin. Ceremonia që do të mbahej sot kishte shkaktuar protesta dhe thirrje për tubime, me protestues antiqeveritarë që protestonin kundër dasmës ndërsa pengjet janë ende të bllokuara në Gaza.

Sipas Times of Israel, dasma e Avner Netanyahut me Amit Yardeni ishte planifikuar për të hënën në Kibbutz Yakum. Masat e sigurisë ishin të mëdha, me tela me gjemba brenda 100 metrave nga vendi i ceremonisë dhe mbyllje e hapësirës ajrore prej 1.5 kilometrash. Ceremonia ishte planifikuar të kryhej nga ish-kryerabini Israel Meir Lau. Çifti kishte vendosur të mos ftonte askënd nga bota politike.

Sulmet e Iranit vijnë në përgjigje të sulmit të paprecedentë të Izraelit ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane. Sulmet vranë disa nga udhëheqësit më të lartë të vendit. 320 persona të tjerë u plagosën, shumica e të cilëve ishin civilë sipas autoriteteve iraniane. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të premten vonë se Irani kishte “kaluar vijat e kuqe” duke qëlluar qendrat e popullsisë civile.

netanyahu

Sondazh

Poll