Bota

E rëndë në Minnesota/ Vritet në banesë së bashku me bashkëshortin ligjvënësja demokrate, autori ishte maskuar si oficer

Senatori John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu në shtëpinë e tyre. I dyshuari dyshohet se po hiqej si oficer policie dhe, sipas autoriteteve, personi i dyshuar i armatosur iku pas një shkëmbimi zjarri.

14 Qershor 2025, 17:54 Nga N.F
E rëndë në Minnesota/ Vritet në banesë së bashku
Viktimat

SHBA-Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj janë ekzekutuar në shtëpinë e tyre në Minnesota. Lajmin e konfirmoi guvernatori i shtetit, Tim Walsh i cili e quajti vrasjen të motivuar politikisht.

Hortman ishte udhëheqësja më e lartë demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ish-kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo u zgjodh për herë të parë në vitin 2004. Sipas Komisionerit të Sigurisë Publike Bob Johnson, autori i sulmit po hiqej si oficer i zbatimit të ligjit.

“I dyshuari shfrytëzoi atë që supozohet të përfaqësojnë uniformat tona”, tha ai.

Senatori John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu në shtëpinë e tyre. I dyshuari dyshohet se po hiqej si oficer policie dhe, sipas autoriteteve, personi i dyshuar i armatosur iku pas një shkëmbimi zjarri. Ai drejton firmën konsulente Hoffman Strategic Advisors. Autoritete kanë nisur kërkimet për autorin dhe për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

vrasje ne minesota

Sondazh

Poll