Bota

Ambasadori amerikan në Izrael: Ka qenë një natë e vështirë për vendin, na u desh të shkonim në strehimore pesë herë prej bombardimeve iraniane

Të mërkurën, departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes të SHBA-së organizuan largimin e pjesshëm të personelit nga vendet në Lindjen e Mesme, dy ditë para se Izraeli të niste sulmin e tij.

14 Qershor 2025, 10:13 Nga r.ll
Ambasadori amerikan në Izrael: Ka qenë një natë e
mike huckabee

IZRAEL- Mike Huckabee, ambasadori i SHBA-së në Izrael, tha se iu desh të shkonte në strehimore kundër bombardimeve pesë herë gjatë natës, ndërsa Irani nisi valë sulmesh hakmarrëse me raketa kundër Izraelit.

"Ka qenë një natë e vështirë në Izrael", tha Huckabee, i cili ndodhet në vend, në një postim në X të shtunën në mëngjes.

Huckabee shtoi se Shabbat, dita e pushimit hebraik që zhvillohet çdo të shtunë, duhet të jetë e qetë, por"ndoshta nuk do të jetë këtë herë.

Të mërkurën, departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes të SHBA-së organizuan largimin e pjesshëm të personelit nga vendet në Lindjen e Mesme, dy ditë para se Izraeli të niste sulmin e tij.

Ish-guvernatori i Arkansasit u caktuanga Presidenti Donald Trump për postin me seli në Jerusalem në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka qenë një mbrojtës i fortë i Izraelit, duke argumentuar dikur se nuk ekziston diçka e tillë si një shtet palestinez.

mike huckabee izrael

Sondazh

Poll