Aktualitet

I akuzuar për masakrën e Bradasheshit dhe grabitjen në Rinas, GJKKO lë në burg Dashnor Dumanin! Ndryshon masa e sigurisë për Armis Stafën, “truri” financiar i klanit Çopja

Stafa dhe Dumani u ekstraduan nga Dubai para tre ditësh. 

14 Qershor 2025, 11:18 Nga r.ll
I akuzuar për masakrën e Bradasheshit dhe grabitjen në Rinas,
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumanit.  Nga ana tjetër, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Armis Stafën, i cili konsiderohet si “truri” financiar i klanit Çopja. Stafa dhe Dumani u ekstraduan nga Dubai para tre ditësh. 

Dashnor Dumani akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, vjedhje me armë dhe mbajtje pa leje të armëve. Ai dyshohet si ekzekutori i vrasjes së trefishtë në fshatin Bradashesh, në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 ka marrë pjesë në djegien e një automjeti të përdorur gjatë një grabitjeje me armë në Rinas. Gjithashtu ai është i dënuar nga Gjykata e Durrësit në vitin 2016 me 4 vjet e 4 muaj burgim për armëmbajtje pa leje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj.

Ndërsa Artemis Stafa është i akuzuar për pastrim parash në kuadër të një organizate kriminale. Stafa ka ndihmuar në pastrimin e të ardhurave kriminale përmes shitblerjes së automjeteve, në favor të shtetasve të dyshuar F. G. (alias F. Ç.) dhe H. B. (alias H. Ç.).

dashnor dumani armis stafa

Sondazh

Poll