Aktualitet

Tentoi të vriste me thikë një person para dy vitesh në Kukës, 25-vjeçari ekstradohet nga Spanja (EMRI)

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

14 Qershor 2025, 11:01 Nga r.ll
Tentoi të vriste me thikë një person para dy vitesh në
pamje nga ekstradimi

TIRANË- Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Spanja. Sorel Cenaj akuzohet se ka tentuar të vrasë më thikë një person në vitin 2023 në Kukës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi:

S. C., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E.

sorel cenaj

Sondazh

Poll