Aktualitet

"Aktualisht janë evidentuar pesë shqiptarë në Izrael"/ Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me ta, nuk ka të lënduar

Ministria njofton se amabasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta.

14 Qershor 2025, 09:51 Nga r.ll
"Aktualisht janë evidentuar pesë shqiptarë në
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë përditësime lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku bëhet me dije se po ndjek me prioritet situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael.

Sipas njoftimit të mëposhtëm aktualisht në Izrael janë evidentuar pesë shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Fatmirësisht deri më tani, nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar. Ministria njofton se amabasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ndërkohë për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.

Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës:

+972 54 480 6601
+972 54 904 2813

Izraeli nisi dje një sulm masiv me dy drejtime ndaj Iranit, me qëllim shkatërrimin e objekteve bërthamore të vendit dhe shkatërrmin e udhëheqjes ushtarake të Teheranit. Irani, i cili është zotuar për një "përgjigje shkatërruese" ndaj sulmit, nisi valë të shumta sulmesh vdekjeprurëse kundër vendeve në të gjithë Izraelin në orët e para të së shtunës, me të dyja palët që raportuan vdekje dhe qindra të plagosur. Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se shënjestroi vendndodhje ushtarake dhe baza ajrore izraelite në sulmet me raketa të premten. Autoritetet izraelite thanë se sulmet vranë tre persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë. 

ministria e jashtme konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll